02/02/2026
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) vazhdon të investojë në edukimin e stafit të saj.
Së fundi, Edita Medunjanin, Menaxhere e Projekteve në Federatën e Basketbollit të Kosovës, Rrezarta Kqiku, Asistente Ekzekutive, si dhe Eldina Asimi, e cila ka punuar në FBK si Zyrtare për Media, e kanë përfunduar me sukses Kursin e Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC 6).
Ky kurs organizohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe mbështetet nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, me qëllim avancimin e njohurive dhe aftësive profesionale në fushën e menaxhimit sportiv.
Kursi i Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC) është një program edukues cilësor që paraqet platformën teoriko-praktike për avancim në punë në kuadër të Organizatave Sportive Olimpike (OSO), ku bëjnë pjesë sportistët, trajnerët, gjyqtarët, klubet sportive, Federatat Sportive Kombëtare, Federatat Ndërkombëtare, Komitetet Olimpike Kombëtare, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Komitetet Organizative, mediat, etj.
Më herët në këtë Kurs, ka diplomuar Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, Adriatik Rraci, Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm& Drejtor i Përfaqësueseve dhe Artina Hasani, Drejtore e Eventeve dhe Basketbollit 3x3.