Sot, hedhja e shortit për FIBA Women’s European Championship për Shtetet e Vogla dhe grupmoshat e reja

Sot, hedhja e shortit për FIBA Women’s European Championship për Shtetet e Vogla dhe grupmoshat e reja

05/02/2026

Sot në Munich të Gjermanisë nga ora 11:00 do të bëhet hedhja e shortit për FIBA Women’s European Championship për Shtetet e Vogla dhe grupmoshat e reja.

Në hedhjen e shortit, nga Kosova po marrin pjesë Adriatik Rraci, Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm & Drejtor i Përfaqësueseve dhe Artina Hasani, Drejtore e Eventeve dhe Basketbollit 3x3. 

Për herë të dytë në Kosovë dhe për herë të parë në Pejë do të mbahet FIBA Women’s European Championship për Shtetet e Vogla dhe FIBA U18 Women's EuroBasket, Divizioni C.

Gara e parë do të mbahet nga 23 deri më 28 qershor 2026, kurse gara e dytë zhvillohet nga 21 deri më 26 korrik 2026.

FIBA Women’s European Championship për Shtetet e Vogla për herë të parë ishte mbajtur në Prishtinë më 2024, ashtu si edhe FIBA U18 Women's EuroBasket, Divizioni C, ku vajzat e reja të Kosovës triumfuan me vendin e parë. Në Pejë gjatë verën e kaluar u organizua FIBA U16 Women's EuroBasket, Divizioni C, ku morën pjesë tetë shtete.

Kosova do të paraqitet me pesë grupmosha në verën e ardhshme: U20 meshkujt, U18 meshkujt dhe femrat dhe U16 meshkujt dhe femrat.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners