09/02/2026
Fundjava solli përballje interesante në javën e 19-të të ProCredit Superligës.
Rahoveci 029 shënoi fitore jetike ndaj Vëllaznimit, ku më i miri në parket ishte Kentrell Pullian. Ai ndaj kuqezinjve kishte 32 pikë, nëntë kërcime e tetë asistime, duke pasur indeksin 32, apo më të lartin e kësaj xhiro. Pullian shpallet MVP i javës.
Trepça po vazhdon me fitore në elitë, ku fitoi ndaj Borës, ndërsa u dalluan Mikaile Tmusiq dhe Shawn Jones. Tmusiq kishte 19 pikë, pesë kërcime dhe dy asistime, ndërsa Jones kishte 12 pikë, 13 kërcime e tri asistime.
Musab Mala shkëlqeu ndaj Sigal Prishtinës, duke qenë më i miri i GO+ Pejës me 22 pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime.
Shannon Shorter ishte më i miri i Bashkimit në fitoren ndaj Golden Eagle Yllit me 16 pikë, nëntë kërcime dhe gjashtë asistime.
MVP
Kentrell Pullian (Rahoveci 029) 32 pikë, 9 kërcime, 8 asistime, 32 indeksi
Top 5
Kentrell Pullian (Rahoveci 029) 32 pikë, 9 kërcime, 8 asistime, 32 indeksi
Mikaile Tmusiq (Trepça) 19 pikë, 5 kërcime, 2 asistime, 25 indeksi
Shawn Jones (Trepça) 12 pikë, 13 kërcime, 3 asistime, 25 indeksi
Musab Mala (GO+ Peja) 22 pikë, 7 kërcime, 2 asistime, 23 indeksi
Shannon Shorter (Bashkimi) 16 pikë, 9 kërcime, 6 asistime, 18 indeksi