11/02/2026
KB Bashkimi ka kaluar në Finale pas fitores ndaj KB Sigal Prishtinës me rezultat 69-85 në gjysmëfinale, duke e kontrolluar ndeshjen në pjesën më të madhe dhe duke u shkëputur vendosmërisht në momentet kyçe.
Përballja nisi me ritëm të lartë dhe me Sigal Prishtinën që gjeti pikë të rëndësishme nga A. Bailey dhe E. Clarance, por Bashkimi reagoi shpejt, e rriti agresivitetin në mbrojtje dhe e shfrytëzoi çdo gabim për të ndërtuar epërsinë.
Në vazhdim, Bashkimi u tregua më i organizuar në tranzicion dhe më efikas në sulm: Nwamu ishte konstant nga distanca, Nzeakor dominoi afër koshit, ndërsa Zeqiri dhe Wooten i dhanë ekipit stabilitet dhe energji, sidomos në çerekun e katërt ku diferenca u thellua deri në +18. Sigal Prishtina tentoi të rikthehet në lojë me seritë e Bailey-t dhe momentet individuale të Clarance, por mungesa e saktësisë në gjuajtjet për tri pikë dhe humbjet në posedim e bënë të vështirë kthesën.
Me këtë fitore, Bashkimi e siguron finalen dhe do të përballet me Trepçën për kupën e Kosovës