03/10/2016 FBK

KONKURS PËR ZGJEDHJEN E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË FEDERATËS SË BASKETBOLLIT TË KOSOVËS

Në bazë të nenit 21 dhe nenit 26 të Statutit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, FBK shpall

      KONKURS

PËR ZGJEDHJEN E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË FEDERATËS SË BASKETBOLLIT TË KOSOVËS

Kushtet e përgjithshme të përzgjedhjes

Kandidatët potencialë për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës së Basketbollit të Kosovës duhet t'i plotësojnë kriteret minimale të përzgjedhjes në vijim:

- Të ketë së paku 3 vite përvojë në pozita udhëheqëse në institucione sportive.

- Të ketë njohuri të thukëta për sportin e basketbollit dhe menaxhmentin sportiv.

- Të njohë shkëlqyeshëm gjuhën shqipe dhe angleze, gjuha serbe wshte e preferueshme

- Të ketë njohuri të shkëlqyeshme në punën me aplikacionet e MS Office dhe komunikim elektronik.

- Të jetë i gatshëm për të punuar jashtë orarit të punës dhe fundjavave, në rast të nevojës.

Përveç kritereve të mësipërme të përzgjedhjes, Bordi i Federatës së Basketbollit do t'i shqyrtojë me prioritet të gjithë kandidatët që kanë përgatitje profesionale superiore, që njohin gjuhë tjera të huaja dhe dëshmojnë përvojë si lojtarë aktivë në sportin e basketbollit.

 Informata për kandidatët

Ftohen të gjithë kandidatët e interesuar që t'i dorëzojnë biografitë e tyre, të përcjella me një letër motivimi deri më 03 tetor 2016, në ora 16:00, në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës, apo të njëjtat t'i dërgojnë përmes postës elektronike në adresën info@basketbolli.com, me titullin KONKURSI PËR POSTIN E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM.

Federata e Basketbollit të Kosovës është organizatë që inkurajon punësimin e të gjitha gjinive dhe komuniteteve.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: