Grumbullimi i parë i Kosovës A te femrat

Grumbullimi i parë i Kosovës A te femrat

17/05/2021

Sot (e hënë) pasdite është bërë grumbullimi i parë i Kosovës A në konkurrencën e femrave. Takimi ishte më shumë informativ dhe për të parë formën e lojtareve.

Përzgjedhësi i Kosovës A (F), Fidan Shatri ka folur para basketbollisteve për rëndësinë që ka ky grumbullim, por edhe formimi i Kosovës A dhe debutimi në garat ndërkombëtare. Kujtojmë se kjo është hera e parë që Kosova A do të luajë në garat evropiane, përkatësisht në Kampionatin Evropian për Shtetet e Vogla, që do të mbahet nga 20 deri më 25 Korrik në Qipro.

Edhe Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova, duke iu drejtuar lojtareve ka thënë se ato do të kenë trajtimin e njëjtë si Kosova A meshkujt dhe shpreson në paraqitje të mira të tyre gjatë garave ndërkombëtare.

Kur grumbullimi do të vazhdojë në qershor, do të kompletohet ekipi, me lojtare që luajnë jashtë Kosovës.

Në stërvitjen e parë ishte një atmosferë e mirë sportive, me basketbollistet që ndihen krenare, që po përfaqësojnë për herë të parë Kosovën A në garat evropiane. Ekipi i Kosovës përbëhet nga lojtare me përvojë, por edhe të talentuara, nga të cilat pritet shumë në të ardhmen.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners