Kosova do të debutojë ndaj Qipros

Kosova do të debutojë ndaj Qipros

03/06/2021

Pas hedhjes së shortit për Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla në konkurrencën e femrave, ku do të debutojë Kosova A, është publikuar edhe orari.

Kampionati do të mbahet nga 20 deri më 25 Korrik në Qipro. Kosova është në grup me Qipron, Luksemburgun dhe Gjibraltarin.

Për vashat e Kosovës A kjo është hera e parë që do të luajnë në gara ndërkombëtare.

Vashat dardane sfidën e parë do ta kenë ndaj Qipros më 20 korrik. Më 21 korrik do të luajnë ndaj Gjibraltarit, kurse më 22 korrik ndaj Luksemburgut.

Ndërkohë, në Grupin A janë: Irlanda, Malta, Norvegjia dhe Andorra.

Dy kombëtaret e para do të kualifikohen në gjysmëfinale, kurse dy të fundit do të luajnë për pozitat 5-8.

Më 24 dhe 25 korrik do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale, për vendin e tretë, finalja dhe për pozitat 5-8.

Kujtojmë se kjo është hera e parë që Kosova A në konkurrencën e femrave do të luajë në gara ndërkombëtare.

 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners