04/07/2021 FBK

Sot fillon Kampi Nacional i FBK-së

Sot (e diel) në palestrën “Don Bosko” në Prishtinë fillon Kampi Nacional i Federatës së Basketbollit të Kosovës që do të zgjasë deri më 11 Korrik. Ceremonia hapëse do të jetë nga ora 18:00, ku do të jenë të pranishëm edhe zyrtarët e FBK-së. Kampi mbahet në kuadër të programit të FIBA Europe për Zhvillim të Gjeneratave të Reja (Youth Development Fund/YDF).

Federata e Basketbollit e Kosovës është pjesë e projektit të përbashkët të FIBA Europe Youth Development Fund tash e pesë vite së bashku me Federatën e Turqisë (udhëheqëse e projektit), Rumanisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në këtë projekt të përbashkët përfshihen turnetë e djemve dhe vajzave U14 në shtetet e lartpërmendura, kampet nacionale, klinikat për trajnerë, dhe punëtoritë për menaxherët e projekteve.

Federata e Basketbollit e Kosovës tash e sa vite është pjesë e Fondit për Zhvillim të Gjeneratave të Reja të FIBA Europe, ndërsa duhet theksuar se FIBA është shumë e kënaqur me punën e FBK-së në implementimin e projektit në Kosovë, andaj çdo vit pas raporteve të dorëzuara nga FBK në FIBA, kjo e fundit gjithnjë e jep vlerësimin pozitiv për vazhdimin e projektit në vendin tonë. Ndërkaq sa i përket Kampit Nacional duhet cekur se fëmijët e këtij kampi janë kandidatë potencialë për të qenë pjesë e Qendrës Nacionale të Basketbollit të cilën FBK planifikon ta hapë në shtator të këtij viti. Në kamp do të marrin pjesë 24 djem dhe 24 vajza, si dhe 8 trajnerë/e.

Kampi Nacional do të udhëhiqet nga Arben Krasniqi, Drejtor Teknik në FBK-së, ndërsa në këtë kamp do të punojnë trajnerët e mirënjohur kosovarë. 




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: