04/07/2021 FBK

Fillon Kampi Nacional i FBK-së

Sot (e diel) ka filluar Kampi Nacional i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK). Kampi do të zgjatë deri më 11 Korrik. Ky Kamp do të mbahet në Palestrën “Don Bosko”, derisa organizohet për vajzat dhe djemtë e moshës U14.

Kampin e ka hapur Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku. “Jam e nderuar që jam e pranishme sot me ju. Si basketbolliste kam qenë pjesë e kampeve, dhe ende i mbaj mend ato kampe që i kemi mbajtur. Mundoheni të mësoni sa më shumë nga trajnerët dhe të mos dorëzoheni asnjëherë. Në këtë kamp keni trajnerët më të mirë dhe ju dëshiroj shumë suksese”, u shpreh Dushku në hapjen zyrtare të Kampit.

Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova, ka thënë se e ardhmja e basketbollit në duar tuaja dhe “shpresojmë se një ditë do të jeni pjesë e Kosovës U16, U18, U20 dhe Përfaqësueses A në konkurrencat sportive. Andaj jepni maksimumin dhe mundoheni që një ditë të jetësoni ëndrrën për të luajtur në Kosovën A”, theksoi Rugova.

Ndërkohë, trajneri Fikret Shatri para lojtarëve/eve prezantoi rregullat e Kampit, duke shpresuar se ato do të zbatohen me përpikëri.

Kampi mbahet në kuadër të programit të FIBA Europe për Zhvillim të Gjeneratave të Reja (Youth Development Fund/YDF). Federata e Basketbollit e Kosovës është pjesë e projektit të përbashkët të FIBA Europe Youth Development Fund tash e pesë vite së bashku me Federatën e Turqisë (udhëheqëse e projektit), Rumanisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në këtë projekt të përbashkët përfshihen turnetë e djemve dhe vajzave U14 në shtetet e lartpërmendura, kampet nacionale, klinikat për trajnerë, dhe punëtoritë për menaxherët e projekteve.

Federata e Basketbollit e Kosovës tash e sa vite është pjesë e Fondit për Zhvillim të Gjeneratave të Reja të FIBA Europe, ndërsa duhet theksuar se FIBA është shumë e kënaqur me punën e FBK-së në implementimin e projektit në Kosovë, andaj çdo vit pas raporteve të dorëzuara nga FBK në FIBA, kjo e fundit gjithnjë e jep vlerësimin pozitiv për vazhdimin e projektit në vendin tonë. Ndërkaq sa i përket Kampit Nacional duhet cekur se fëmijët e këtij kampi janë kandidatë potencialë për të qenë pjesë e Qendrës Nacionale të Basketbollit të cilën FBK planifikon ta hapë në shtator të këtij viti. Në kamp do të marrin pjesë 24 djem dhe 24 vajza, si dhe 8 trajnerë/e.

Kampi Nacional do të udhëhiqet nga Arben Krasniqi, Drejtor Teknik në FBK-së, ndërsa në këtë kamp do të punojnë trajnerët e mirënjohur kosovarë. 




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: