05/07/2021 FBK

KONKURS PËR KOMESAR TË GARAVE TE KATEGORITË E REJA NË FBK

Federata e Basketbollit e Kosovës në bazë të nenit 21 dhe nenit 35 të Statutit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, FBK shpall Konkurs për Komesar të Kategorive të Reja.

Kushtet e përgjithshme të përzgjedhjes

Kandidatët potencialë për postin e Komesarit të Garave për Kategoritë e Reja në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) duhet t'i plotësojnë kriteret minimale të përzgjedhjes në vijim:

- Të ketë së paku tri (3) vite përvojë në pozita udhëheqëse në institucione sportive.

- Të ketë njohuri të thukëta për sportin e basketbollit, menaxhmentin sportiv dhe për ndarjen e drejtësisë në fushën e lojës.

- Të njohë shkëlqyeshëm gjuhën shqipe, serbe dhe angleze.

- Të ketë njohuri të shkëlqyeshme në punën me aplikacionet e MS Office, Excel dhe komunikim elektronik.

- Të jetë një person me vetë-iniciativë, i sigurt në punë dhe me një qëndrim pozitiv.

- Të ketë aftësi për tu angazhuar dhe i motivuar për punë.

- Të ketë aftësi të shkëlqyeshme të prezantimit.

- Të ketë aftësi për të punuar në ekip.

- Të jetë i gatshëm për të punuar jashtë orarit të punës dhe fundjavave, në rast të nevojës.

Përveç kritereve të mësipërme të përzgjedhjes, Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës do t'i shqyrtojë me prioritet të gjithë kandidatët që kanë përgatitje profesionale për postin e Komesarit të Garave për Gjeneratat e Reja.

Informata për kandidatët

Ftohen të gjithë kandidatët e interesuar që t'i dorëzojnë biografitë e tyre (CV), të përcjella me një letër motivimi prej 5 deri më 12 korrik 2021 në ora 16:00, në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës, apo të njëjtat t'i dërgojnë përmes postës elektronike në adresën federata@basketbolli.com, me titullin KONKURSI PËR POSTIN KOMESARI I GARAVE PËR KATEGORITË E REJA.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: