06/07/2021 FBK

Pjesëmarrja historike e Kosovës

Vashat e Kosovës po përgatiten për një mision historik, duke përfaqësuar për herë të parë vendin në garat ndërkombëtare. Shumë gjenerata e kanë ëndërruar dhe kanë punuar, derisa kjo gjeneratë do të ketë privilegjin që të luajë në arenën ndërkombëtare.

Ishte vendim i Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës që të formohet Përfaqësuesja A te femrat dhe të garojë në arenën ndërkombëtare.

Kosova A do të debutojë këtë verë në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, që do të mbahet nga 20 deri më 25 Korrik në Qipro.

Kosova është në grup me Luksemburgun dhe Qipron, ndërsa në këtë Kampionat marrin pjesë shtatë shtete. Dy vendet e para kualifikohen në gjysmëfinale, ndërsa vendet tjera do të luajnë për pozitat 5-7. Kjo është një mundësi që vashat dardane të kualifikohen në gjysmëfinale në pjesëmarrjen e parë në garat ndërkombëtare.

Basketbollistet e Kosovës janë duke u stërvitur dy herë në ditë në mënyrë që të kemi një përfaqësim sa më dinjitoz për garat ndërkombëtare.

Ekipi i Kosovës përbëhet nga lojtare me përvojë, por edhe të talentuara. Një kombinim i lojtareve në përfaqësimin e parë ndërkombëtar.

Atmosfera në ekipin e Kosovës është shumë e mirë, derisa shtabi teknik po punon maksimalisht që përgatitjet të shkojnë në mënyrën e duhur dhe të jemi të gatshëm për garat ndërkombëtare.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: