10/07/2021 FBK

Ardiana Berisha-Hoxha ju tregon vashave të Kosovës U20 për ushqimin që duhet konsumuar

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka angazhuar Ardiana Berisha-Hoxhën për të treguar rreth ushqimin që duhet konsumuar basketbollistët/et Përfaqësueseve të Kosovës në grumbullime dhe gjatë garave evropiane.

Berisha-Hoxha sot (e shtunë) ka folur rreth konsumimit të ushqimit, që duhet konsumuar vashat e Kosovës U20 në mëngjes dhe mbrëmje. Ajo gjithashtu u ka treguar për ushqimin para dhe pas ndeshjes. Vashat e Kosovës U20 të dielën do të nisen drejt Shkupit, ku do të marrin pjesë në FIBA U20 Women's European Challengers nga 13 deri më 18 Korrik.

Berisha-Hoxha më pas do të flasë edhe para Përfaqësueses A të femrave, Kosovës U20, U18 dhe U16 në konkurrencën e meshkujve.

Qëllimi i FBK-së është që, Përfaqësueset e Kosovës përveç që përgatiten me trajnerët e mirënjohur, të kenë sa më shumë njohuri rreth ushqimit që duhet konsumuar në grumbullime dhe gara, para e pas ndeshjes.

Ardiana Berisha-Hoxha është një nutricioniste/dietologe e diplomuar në HAW Hamburg, në Gjermani. Ajo ka një përvojë të gjatë në krijimin e dietave të personalizuara dhe dhënies së këshillave mbi ushqimin dhe jetën e shëndetshme.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: