12/07/2021 FBK

Falënderim për sponsorët

Nga 4 deri më 10 Korrik është mbajtur Kampi Nacional i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK). Në të morën pjesë 24 djem dhe 24 vajza, si dhe trajnerët e mirënjohur kosovarë, derisa Koordinator i Kampit ishte Arben Krasniqi, Drejtor Teknik në FBK.

Federata e Basketbollit e Kosovës falënderon të gjithë sponsorët që ndihmuan në organizimin e kësaj ngjarje, shumë të rëndësishme për basketbollin e Kosovës.

FBK falënderon FIBA-n, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Qendrën Social-Edukative “Don Bosko”, kompaninë Shita, Stobi Flips, kompaninë IP Petrol dhe Korporatën Rugove.

Kampi është mbajtur në kuadër të programit të FIBA Europe për Zhvillim të Gjeneratave të Reja (Youth Development Fund/YDF). Federata e Basketbollit e Kosovës është pjesë e projektit të përbashkët të FIBA Europe Youth Development Fund tash e pesë vite së bashku me Federatën e Turqisë (udhëheqëse e projektit), Rumanisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Fëmijët e këtij kampi ishin kandidatë potencialë për të qenë pjesë e Qendrës Nacionale të Basketbollit të cilën FBK planifikon ta hapë në shtator të këtij viti.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: