13/07/2021 FBK

Sot, sfida e parë për Kosovën U20

Kosova U20 (F) do të marrë pjesë në Grupin E të FIBA U20 Women's European Challengers, që do të organizohet në Shkup prej 13 deri më 18 Korrik 2021. Kosova do të luajë në grup me Rumaninë, Sllovakinë, Luksemburgun dhe Maqedoninë e Veriut.

Sfida e parë për Kosovën U20 do të jetë ndaj Sllovakisë, të martën (sot) nga ora 17:00.

Ky do të jetë një duel shumë i vështirë për vashat e Kosovës U20, megjithatë, synimi mbetet paraqitja e mirë në garat në Shkup të Maqedonisë Veriore.

Dita e mërkurë do të jetë pushim, për të vazhduar të enjten ndaj Luksemburgut, përballje që zhvillohet nga ora 17:00.

Takimi i tretë do të jetë të shtunën nga ora 17:00 ndaj Rumanisë dhe sfida e fundit të dielën ndaj Maqedonisë Veriore, nga ora 21:00.

Orari

13 Korrik

17:00 Sllovakia-Kosova

15 Korrik

17:00 Kosova-Luksemburgu

17 Korrik

17:00 Rumania-Kosova

18 Korrik

21:00 Maqedonia Veriore-Kosova

 

#FBK #fbkkosova




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: