13/07/2021 FBK

Kosova pëson nga Sllovakia

Vashat e Kosovës U20 kanë pësuar humbje nga Sllovakia me shifrat 71:38 (26:11, 17:6, 12:12, 16:9), në kuadër të FIBA U20 Women's European Challengers, takim që u zhvillua në Shkup.

Sllovakia e nisi ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 26:11. Edhe në periodën e dytë, vashat sllovake vazhduan me lojë të mirë, por më pas u këndellen vashat kosovare, derisa perioda e dytë përfundoi 17:6, duke shkuar në pushim me shifrat 43:17.

Periudha e tretë ishte tërësisht e barabartë, cka tregon edhe rezultati 12:12. Edhe 10 minutat e fundit ishin të barabartë, por në fund sllovaket krijuan epërsi dhe triumfuan në fund 71:38.

Te Kosova u dalluan Astera Tuhina me gjashtë pikë, 10 kërcime e gjashtë asistime dhe Dea Pushkolli me 11 pikë.

Ndeshjen e ardhshme, Kosova e zhvillon ndaj Luksemburgut, të enjten nga ora 17:00.

Orari

Sllovakia-Kosova 71:38

15 Korrik

17:00 Kosova-Luksemburgu

17 Korrik

17:00 Rumania-Kosova

18 Korrik

21:00 Maqedonia Veriore-Kosova




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: