Kapiteni Hazeri: Jemi të motivuar, do të japim maksimumin

Kapiteni Hazeri: Jemi të motivuar, do të japim maksimumin

30/07/2021

Basketbollistët e Kosovës U18 po vazhdojnë përgatitjet para FIBA European Challengers, që do të mbahet në Tiranë, nga 3 deri më 8 Gusht.

Atmosfera në ekipin e Kosovës është mjaft e mirë, ndërsa lojtarët dhe shtabi teknik do të nisen të dielën drejt Shqipërisë.

Kapiten i Kosovës është Hajriz Hazeri, talenti prizrenas. “Sigurisht se për mua do të thotë shumë që jam kapiten i Kosovës. Kam qenë më herët në grupmoshat e Kosovës, por jo si kapiten. Jam shumë i lumtur dhe i nderuar për këtë”, është shprehur Hazeri për uebfaqen zyrtare të FBK-së.

Ai ka folur edhe për rrjedhën e përgatitjeve. “Deri më tani kanë shkuar shumë mirë. Atmosfera ka qenë shumë e mirë. Kemi edhe disa ditë para ndeshje zyrtare”, shtoi tutje ai.

Kapiteni i Kosovës ka folur edhe për ndeshjet ndaj Shqipërisë e Moldavisë dhe turneun në kryeqytetin shqiptar. “Ne do të luajmë për fitore. Shpresojmë të fitojmë dy ndeshjet në grup dhe më pas të luftojmë për më shumë. Besoj se mund të arrijmë deri në finale”, theksoi Hajriz Hazeri.

Kosova më 3 Gusht ndeshet me Shqipërinë, kurse dy më pas me Moldavinë. Në varësi të rezultateve, më pas do të luftojë për pozita të tjera.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners