07/08/2021 FBK

Dardanët në kërkim të finales

Kosova U18 (M) sot nga ora 16:00 do të përballet me Andorrën në kuadër të FIBA European Challenger. Ky kampionat po zhvillohet në Tiranë, derisa përfundon të dielën me ndeshjen finale, vendin e tretë dhe pozitat 5-7.

Kosova pasi mundi në grup Shqipërinë 85:62 dhe Moldavinë 108:45 do të përballet me Andorrën, që përfundoi e dyta në Grupin G, kurse Kosova ishte lidere në Grupin F.

Dardanët e rinj kanë zhvilluar një kampionat mjaft të mirë dhe shpresojnë në fitoren e radhës, për tu kualifikuar në finale.

Gjysmëfinalja tjetër do të zhvillohet mes Shqipërisë dhe Luksemburgut, sfidë që zhvillohet nga ora 19:00. 




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: