09/08/2021 FBK

Akreditimi për FIBA European Challenger U16

Në Prishtinë nga 16 deri më 21 Gusht do të mbahet FIBA European Challenger për U16 te meshkujt.

Përveç Kosovës do të marrin pjesë edhe Shqipëria, Luksemburgu, Gjibraltari, Andorra, Malta dhe Moldavia. Federata e Basketbollit e Kosovës ju fton të akreditoheni për këtë ndeshje.

Për shkak të masave anti-Covid, gazetarët do të ulen në Zonën 3 apo tek shikuesit prapa koshave, duke respektuar rregullat, maskën dhe distancën sociale.

Emrat e gazetarëve, fotografëve dhe kameramanëve mund t’i dërgoni në email-in communications@basketbolli.com. Akreditimet do të jenë të hapura deri të premten (13 Gusht) në ora 12:00.

Basketbollistët e Kosovës U16 janë duke u stërvitur dy herë në ditë (8:30-10:00 dhe 17:30-19:00). Mediat e interesuara mund të marrin pamje nga stërvitja (përveç aksioneve) dhe të zhvillojnë intervistë me përzgjedhësin e Kosovës U16.

Për çdo gjë mund të kontaktoni në communications@basketbolli.com ose në numrin 044739340.  

 




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: