10/08/2021 FBK

Komesari i Garave të FBK-së me pjesëmarrje të suksesshme në FIBA European Challenger në Konya

Komisari i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Faton Kurshumlija me sukses ka qenë Komesar në FIBA European Challenger për U18 te meshkujt, që u mbajt nga 3 deri më 8 Gusht në Konya të Turqisë.

Kurshumlija ka qenë i deleguar nga FIBA për këtë ngjarje të rëndësishme, që vjen si pasojë e punës së madhe të FBK-së dhe organizimit të saj, ku përveç tij, në gara evropiane kanë qenë edhe disa gjyqtarë, të cilët kanë gjykuar me sukses në arenën ndërkombëtare.

FIBA Instruktori Nacional i Gjyqtarëve, Faton Kurshmilja me sukses ka qenë komesar në disa ndeshje të rëndësishme, madje ka ndarë edhe medaljet për fituesen e kësaj gare, Sllovenisë. Një nder për të dhe Federatën e Basketbollit të Kosovës, që u nderua në këtë ngjarje në Turqi.

Sllovenia përfundoi grupin me pesë fitore në pesë ndeshje, duke dominuar në Turqi, ku ishte në grup me Çekinë, Poloninë, Turqinë, Rusinë dhe Letoninë.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: