16/08/2021 FBK

Gati për Evropian, Dardanët përballen ndaj Maltës

Koha e pritje përfundoi. Sot fillon FIBA European Challenger për U16 te meshkujt, që zhvillohet nga 16 deri më 21 Gusht në Prishtinë.

Kombëtaret janë akomoduar dy ditë më herët ku janë testuar për Covid dhe nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv. Mediat dhe mysafirët, por edhe të gjithë të pranishmit duhet të mbajnë maska dhe të respektojnë distancën sociale.

Në këtë Evropian marrin pjesë Kosova, Shqipëria, Luksemburgu, Gjibraltari, Malta dhe Moldavia. Ndeshjet do të transmetohet në faqen zyrtare të FBK-së në YouTube.

Sfida e parë është mes Shqipërisë dhe Gjibraltarit nga ora 14:00, kurse Kosova përballet me Maltën nga ora 17:00. Dardanët e rinj pas përgatitjeve intensive shpresojnë në fitore dhe paraqitje të mirë në këtë Evropian. Atmosfera në kampin e Kosovës është shumë e mirë dhe lojtarët janë të motivuar.

Ndeshja përmbyllëse e ditës së parë është mes Luksemburgut dhe Moldavisë.

Takimet zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, kurse lejohen vetëm 15 % e tifozëve në bazë të kapacitetit të palestrës, sipas vendimit nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës.

Orari

16 Gusht (e hënë)

14:00 Shqipëria-Gjibraltari

17:00 Malta-Kosova

20:00 Moldavia-Luksemburgu

17 Gusht (e martë)

14:00 Gjibraltari-Malta

17:00 Kosova-Moldavia

20:00 Luksemburgu-Shqipëria

18 Gusht (e mërkurë)

14:00 Shqipëria-Moldavia

17:00 Gjibraltari-Kosova

20:00 Malta-Luksemburgu

20 Gusht (e premte)

14:00 Malta-Moldavia

17:00 Kosova-Shqipëria

20:00 Luksemburgu-Gjibraltari

21 Gusht (e shtunë)

14:00 Gjibraltari-Moldavia

17:00 Shqipëria-Malta

20:00 Luksemburgu-Kosova




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: