09/11/2021 SUPERLIGA E MESHKUJVE

Prishtina dhe Bashkimi përballen të mërkurën

Të mërkurën (nesër) zhvillohen dy ndeshje në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll, në kuadër të xhiros së dhjetë.

Trepça, e cila është lidere e elitës me shtatë fitore dhe dy humbje do të përballet me Dritën, që ndodhet në fund të renditjes me nëntë humbje në nëntë ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në elitën e basketbollit.

Sfidë shumë më interesante pritet ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Bashkimit, dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës.

Të dy skuadrat kanë nga pesë fitore dhe katër humbje, andaj pritet një përballje interesante dhe rivalizuese. Në këtë edicion, fitore shënoi Prishtina në Prizren pas dy vazhdimeve me rezultat 104:105.

Golden Eagle Ylli - Prizreni 16 dhe Rahoveci - Peja, rezultatet do të regjistrohen pasi të përballen në Ligën Unike.

Art Motion Superliga - Java 10

E mërkurë

17:00 Trepça - Drita

19:00 Sigal Prishtina – Bashkimi

Golden Eagle Ylli - Prizreni 16 (Rezultati i Ligës Unike)

Rahoveci - Peja (Rezultati i Ligës Unike)




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: