24/11/2021 FBK

FBK nënshkruan marrëveshje me Kompaninë Tregtia

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka nënshkruar marrëveshje sponsorizuese me kompaninë e njohur Tregtia. Marrëveshja është për 4 vjet dhe dy palët janë shprehura të lumtura për arritjen e marrëveshjes. Në kuadër të kompanisë Tregtia, vepron edhe kompania Trepharm.

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu është shprehur shumë i lumtur për arritjen e marrëveshjes. “Sigurisht se jemi shumë të kënaqur. Është një marrëveshje e rëndësishme për FBK-në, por edhe basketbollin e Kosovës, duke marrë parasysh që do të ndihmohen projektet e planifikuara për zhvillimin dhe masivizimin e basketbollit. Ne jemi shumë krenarë që kemi nënshkruar marrëveshje me dy partnerë të rëndësishëm siç janë Tregtia dhe Trepharm, dy kompani shumë serioze në tregun e Kosovës”, është shprehur Fetahu pas arritjes së marrëveshjes.

Tregtia është kompani ndërtimore që nga viti 1999 me mbi 21 vite përvojë pune në industrinë e ndërtimit.

Misioni i saj është për të formuar marrëdhënie afatgjata me vlerë me klientët dhe partnerët e saj, duke përdorur ndërtim cilësorë dhe përdorim të burimeve më të mira dhe teknikave më të fundit.

Tregtia është kompani lidere në përmbushjen e kërkesave  të klientit, inovacion, profesionalizëm dhe zgjidhje me cilësi superiore.

Ndërkohë, Trepharm është prodhuesi farmaceutik në Kosovë. Trepharm është i ndërtuar në pajtueshmëri te plotë me direktivat Evropiane të cGMP-së .Praktika aktuale e prodhimit të mirë të barnave, por edhe standardet tjera globale të cilësisë, janë marrë parasysh dhe janë aplikuar gjatë projektimit, ndërtimit dhe vënies në funksion të këtij projekti kaq të rëndësishëm, jo vetëm për farmaceutikën në Kosovë, por për kombin në përgjithësi.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: