Fetahu i falënderon për angazhim dhe u uron festat e fundvitit

Fetahu i falënderon për angazhim dhe u uron festat e fundvitit

29/12/2021

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka organizuar një koktej me stafin dhe basketbollistët/et e Përfaqësueses A.

Në këtë kotej, FBK ju ka dhuruar edhe nga një dhuratë për secilin nga stafin dhe basketbollistët/et e Kosovës dhe u ka uruar festat e fundvitit, me shpresë se, sukseset do të vazhdojnë edhe në vitin e ardhshëm.

Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, duke folur para të pranishmëve është shprehur i kënaqur me sukseset që Përfaqësuesja A e femrave kishte në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla në Qipro, ku vashat kosovare debutuan, duke u stolisur me medaljen e bronztë. “Kjo ishte hera e parë që Kosova A mori pjesë në garat ndërkombëtare dhe medalja e parë në garat ndërkombëtare. Shpresojmë se do të vazhdojmë me suksese”, u shpreh Fetahu.

Në anën tjetër, kryetari i FBK-së, falënderoi basketbollistët e Kosovës për fitoren ndaj Danimarkës, ku theksoi se ky është një fillim shpresëdhënës për një kampanjë të suksesshme në parakualifikimet e FIBA Eurobasket 2025. Ai shtoi se, është i bindur që angazhimi nuk do të mungoj as në ndeshjen e ardhshme ndaj Norvegjisë (Shkurt 2022) dhe fitorja ndaj danezëve ishte një dëshmi që mund t’i mposhtim Kombëtaret e mëdha në Prishtinë.

I pari i basketbollit të Kosovës nënvizoi edhe punën e stafit të FBK-së që punon vazhdimisht që basketbollistët/et e Kosovës të kenë kushte optimale për të qenë sa më profesional dhe për të pasur suksese në garat ndërkombëtare.

Fetahu u uroi festat, duke u dëshiruar shëndet dhe suksese në vitin 2022.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners