Fitorja e 13-të për Prishtinën

Fitorja e 13-të për Prishtinën

30/01/2022

Në fundjavë u zhvillua xhiroja e 13-të në Superligën e Femrave.

Derbin e fitoi Bashkimi ndaj Penzës me rezultat 74:70. Për vashat prizrenase ishte fitorja e nëntë, ndërsa numërojnë edhe katër humbje, kurse pejanet kanë dhjetë fitore e tri humbje.

Me fitore ka vazhduar Prishtina. Skuadra prishtinase ka regjistruar fitoren e 13-të në po aq ndeshje të zhvilluara. Kryeqytetaset kanë mundur në udhëtim Vëllaznimin me rezultat 51:110. Ndërkohë, skuadra kuqezi ka tri fitore e dhjetë humbje. Më e dalluara e ndeshjes ishte Sarah Mgbeike që e përfundoi ndeshjen me 37 pikë e 19 kërcime.

Trepça ka shënuar fitore të pritur ndaj Kastriotit me rezultat 139:41, kurse ndeshje të jashtëzakonshme bëri Tasharra Jefrie me 54 pikë, 12 kërcime, 13 asistime dhe 15 topa të vjedhur. Mitrovicaset kanë katër fitore e nëntë humbje, kurse ferizajaset kanë 13 humbje në po aq ndeshje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners