Ylli pa problem në finale

Ylli pa problem në finale

14/05/2022

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 56:75 (11:18, 17:17, 11:25, 17:15), duke kaluar në finale të Play-offit, pasi në tri takimet gjysmëfinale ishin më të mirë se prishtinasit. Sfidën e parë e fituan 73:48, ndërsa të dytën 79:70.

Jan Palokaj shënoi pikët e para për vendasit, por mysafirët kundërpërgjigjen me një seri prej 0:11. Më pas kryeqytetasit u këndellen paksa, ku çereku i parë përfundon 11:18. Therandasit vazhduan me lojë të mirë në periudhën e dytë, ku me tetë pikë radhazi kaluan në epërsi prej 15 pikësh, 11:26, por dalëngadalë prishtinasit ngushtojnë shifrat, duke shkuar në pushim me rezultat 28:35.

Kampionët ishin të pamëshirshëm në periodën e tretë, ku ngritën epërsi deri në 21 pikë, 33:54, dhe faktikisht siguruan fitoren në këtë pjesë, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 39:60. Në dhjetë minutat e fundit Ylli kontrolloi lojën dhe pavarësisht tri shënimeve për tri pikë nga Muhamedali Janjeva, fituesi nuk u vë në diskutim, ku Golden Eagle Ylli në fund triumfoi 56:75.

Te Prishtina, Jenjava shënoi 13 pikë, ndërsa Jetmir Zeqiri 11, kurse te Ylli u dalluan Chris Harris me 14 pikë e shtatë kërcime dhe Dajuan Graf me 15 pikë.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners