24/09/2022 SUPERLIGA E MESHKUJVE

Bardhekaltrit mundin kuqezinjtë

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Vëllaznimit me rezultat 99:81 (24:26, 38:14, 15:21, 22:20), në xhiron e tretë të Prince Caffe Superligës.

Dallimi i madh u bë në periudhën e dytë që ishte vendimtare për fitoren e dytë të prishtinasve në këtë edicion dhe humbjen e dytë të skuadrës nga Gjakova.

Sfidën më mirë e nisën mysafirët, me një epërsi prej dhjetë pikësh, 4:14, por më pas prishtinasit u këndellën për të afruar rezultatin, ndërsa çereku i parë përfundoi 24:26. Periudha e dytë ishte vendimtare në këtë ndeshje. Bardhekaltrit dominuan në këtë pjesë, duke thelluar epërsinë minutë pas minute, ndërsa shkuan në pushim me shifrat 62:40.

Në pjesën e dytë, vendasit menaxhuan epërsinë e krijuar për të triumfuar në fund 99:81.

Te Sigal Prishtina u dallua Dustin Thomas me 32 pikë e shtatë kërcime, kurse te Vëllaznimi u dallua Damonte Dodd me 15 pikë e nëntë kërcime.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: