Ylli me fitoren e 15-të radhazi, pas vazhdimeve mposhtin Vëllaznimin

Ylli me fitoren e 15-të radhazi, pas vazhdimeve mposhtin Vëllaznimin

22/01/2023

Golden Eagle Ylli nuk ndalet. Kampioni i Kosovës ka regjistruar fitoren e 15-të radhazi pas katër humbjeve që kishte në fillimi. Në një ndeshje aspak të lehtë, therandasit pas vazhdimeve kanë mundur Vëllaznimin me rezultat 79:76 (13:24, 17:14, 17:11, 19:17, 13:10), në xhiron e 19-të të Prince Caffe Superligës. Vëllaznimi numëron shtatë fitore e 12 humbje. Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë me epërsi të dyfishtë 7:14, e më pas e ngritën epërsinë deri në 13 pikë, 11:24, kurse çereku i parë përfundoi 13:24. Në periudhën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë me vendasit që afronin rezultatit, sidoqoftë, skuadrat shkuan në pushim me shifrat 30:38. Therandasit vazhduan me lojë të mirë në periodën e tretë dhe dalëngadalë shkrinë epërsinë dhe kaluan për herë të parë në avantazh 46:44, kurse rezultati pas 30 minutash në semafor ishte 47:49. Kjo bëri që dhjetë minutat e fundit të jenë interesant dhe në fund të dy skuadrat kishin mundësinë për fitore dhe ndeshja shkoi në vazhdime (66:66). Edhe në vazhdime u zhvillua lojë interesante, por në fund Ylli u tregua pak më i vëmendshëm se kuqezinjtë dhe fitoi 79:76. Bashir Ahmed shënoi 19 pikë për vendasit, ndërsa Henrik Sirko shtoi 16 për vendasit, kurse për mysafirët më i miri ishte Damonte Dodd me 14 pikë e 24 kërcime.

Supported by

Official General Sponsor of the Kosovo National Teams

Official General Sponsor of the Men's Superliga

Official Statistics Sponsor

Golden Sponsors

Silver Sponsors

Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation

Youth Basketball Supporters