Bardhekaltrit në gjysmëfinale, ndeshen me Bashkimin

Bardhekaltrit në gjysmëfinale, ndeshen me Bashkimin

14/02/2024

Sigal Prishtina është skuadra e fundit që është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Bardhekaltrit mundën Proton Cable Prizren me rezultat 108:90 (17:26, 34:25, 35:21, 22:18).

Prizrenasit e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 17:26, megjithatë bardhekaltrit u rikthyen shpejt në periudhën e dytë, duke qenë më të mirë, derisa pjesa e parë përfundon 51:51.

Bardhekaltrit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e tretë dhe në dhjetë minutat e fundit ruajtën epërsinë dhe fituan 108:90.

Te Sigal Prishtina më i miri ishte Dardan Berisha me 27 pikë, pesë kërcime dhe tri asistime, kurse te Proton Cable Prizreni më të mirët ishin Ty Cockfield me 21 pikë e gjashtë asistime dhe Arti Hajdari me 23 pikë.

Sigal Prishtina në gjysmëfinalen e së enjtes do të ndeshet me Bashkimin.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners