Dita e Kosovës

Dita e Kosovës

22/02/2024

Sot, është dita e Kosovës në basketboll. Dardanët do të përballen me Irlandën nga ora 19:00, në sfidën që zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Kosova është në grup me Zvicrën, Irlandën dhe Azerbajxhanin.

Basketbollistët e Kosovës janë përgatitur nga dita e diel për këtë sfidë, derisa të hënën filluan me stërvitje intensive.

Më pas, më 25 shkurt është ndeshja në udhëtim kundër Azerbajxhanit.

Raundi i parë parakualifikues i Kupës së Botës të Basketbollit FIBA ​​2027 do të luhet në tre dritare më 19-27 shkurt 2024, 18-26 nëntor 2024 dhe 17-25 shkurt 2025, nga një ndeshje në shtëpi dhe jashtë.

Të tre fituesit e grupeve së bashku me skuadrën e renditur më të mirë në vendin e dytë do të kalojnë në raundin e dytë parakualifikues të Kupës së Botës 2027 të FIBA-s, i cili do të luhet në verën e vitit 2025.

Takimi transmetohet në Art Motion.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners