Bashkimi triumfon ndaj Prishtinës

Bashkimi triumfon ndaj Prishtinës

23/02/2024

Bashkimi ka arritur të shënoj fitore ndaj Prishtinës me rezultat 61:80 (21:26,13:8,15:19,12:27).

Bashkimi e nisi më mirë periudhën e parë duke arritur që të krijoj epërsi prej pesë pikësh. Por çereku i dytë theu plotësisht Bashkimi i cili arriti të shënoj vetëm 8 pikë kurse Prishtina pati 13 pikë kështu duke arritur që në pushim dy skuadrat të shkojnë me nga 34 pikë.

Bashkimi arriti që në çerekun e tretë përsëri të shkëputet ndaj Prishtinës duke arritur të shënoj 19 pikë.  Pikët vendimtare u shënuan në çerekun e fundit ku Bashkimi pati super seri prej 27 pikëve ndërsa Prishtina pati mundësi të kundërpërgjigjet me vetëm 12 pikë.

Në fund Bashkimi triumfoi me rezultat 61:80.

Tek Bashkimi u dallua, Sarah Mgbeike me 28 pikë, 13 kërcime dhe 4 asistime kurse Arbnore Përçuku me15 pikë, 8 kërcime dhe 11 asistime.

Kurse për Prishtinën u dallua Jaccqueline Luna Castro me 9 pikë, 9 kërcime dhe 3 asistime.

Ka mbetur vetëm edhe një xhiro para fillimit të fazës së Playoff-it në Superliga Femrat, Bashkimi gjendet në pozitën e parë ndërsa Prishtina në të dytin.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners