FBK në Panairin e Sportit dhe Turizmit prezanton aktivitetet e verës

FBK në Panairin e Sportit dhe Turizmit prezanton aktivitetet e verës

16/04/2024

Federata e Basketbollit e Kosovës për herë të dytë radhazi është pjesëmarrëse në Panairin e Sportit dhe Turizmit.

Ky Panair ka filluar sot dhe do të jetë e hapur edhe nesër.

FBK në këtë event ka prezantuar eventet gjatë verës që do t’i organizojë: FIBA 3x3 Europe Cup Qualifier, FIBA Kampionatit Evropian për Shtete të Vogla - Femrat, FIBA 3x3 Women’s Series, FIBA 3x3 Challenger Prishtina, FIBA U18 Kampionati Evropian, Divizioni C për Femra, si dhe për Basketbollin 3x3 në kuadër të Projektit “Sport në Shkolla”.

Po ashtu FBK ka shpërndarë edhe dhurata, ndërsa një numër i madh i të pranishmëve është interesuar për eventet e FBK-së.

Qytetarët mund të informohen edhe nesër për eventet që do t’i organizojë FBK-ja dhe sa të rëndësishme janë këto ngjarje për basketbollin e Kosovës.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners