Trepça-Sigal Prishtina 1:0

Trepça-Sigal Prishtina 1:0

21/04/2024

Trepça ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 87:81 (22:19, 21:20, 21:16, 23:26)

Çereku i parë ishte pothuajse i barabartë me rikthime në rezultat, ku epërsinë më të lartë, e kishin vendasit pesë pikë, 18:13, derisa kjo pjesë përfundoi 22:19. Lojë e ngjashme u zhvillua edhe në periudhën e dytë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej, derisa pjesa e parë përfundoi 43:39.

Periudha e tretë ishte vendimtare, ku vendasit e fituan 21:16, derisa në dhjetë minutat e fundit e ruajtën epërsinë dhe triumfuan 87:81.

Kevin Capers kishte 13 pikë, 4 kërcime e katër asistime te vendasit, kurse Diamond Stone kishte 23 pikë për bardhekaltrit.

Loja e dytë do të zhvillohet të enjten në kryeqytet. Skuadra që shënon tri fitore do të kualifikohet në finale.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners