08/05/2024 SUPERLIGA E MESHKUJVE

Sfida e parë e finales

Trepça dhe Golden Eagle Ylli pas një rrugëtimi të gjatë do të kenë sfidat vendimtare për titullin e kampionit.

Trepça e kërkon titullin e pestë në histori të saj dhe të parin pas vitit 2012, ndërkohë që therandasit titullin e tretë në histori, pasi e kanë fituar më 2021 dhe 2022.

Mitrovicasit kanë pasur një edicion mjaft të suksesshëm deri më tani, duke fituar Kupën, Superkupën dhe Ligën Unike. Pikërisht në finale të Ligës Unike fituan ndaj Yllit, në një sfidë shumë interesante që përfundoi 66:67 për ‘Xehetarët’.

Trepça përfundoi edicionin e rregullt në vendin e parë me 25 fitore e tri humbje, derisa therandasit në vendin e tretë me 19 fitore e tri humbje.

Nga tri humbjet e Trepçës, dy kanë ardhur nga Ylli, duke paralajmëruar një sfidë shumë të ‘zjarrtë’ mes tyre.

Trepça në gjysmëfinale eliminoi Sigal Prishtinën 3:0, derisa Golden Eagle Ylli, në çerekfinale mundi Bashkimin 2:0 dhe Pejën në gjysmëfinale 3:2.

Takimi zhvillohet të enjten mbrëma (19:00) në “Minatori” dhe transmetohet në Art Motion/Kujtesa. Skuadra që shënon tri fitore do të shpallet kampione e Kosovës.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: