Trepça, kampione e Kosovës

Trepça, kampione e Kosovës

23/05/2024

Trepça është shpallur kampione e Kosovës. Në një super ndeshje dhe në një super kampion, mitrovicasit triumfuan 67:66 (10:16, 20:14, 7:11, 30:25).

Me këtë përfundoi ky edicion që ishte i jashtëzakonshëm, derisa finalja e pestë u zhvillua në një super atmosferë në Mitrovicë.

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 10:16, por vendasit u kundërpërgjigjën shpejt, ku pjesa e parë përfundoi 30:30.

Përballje shumë interesante u zhvillua në pjesën e dytë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej dhe të dyja luftuan deri në fund për fitore, por Trepça triumfoi 67:66, për tu shpallur kampione e Kosovës për herë të pestë dhe për herë të parë nga viti 2012.

MVP është shpallur Darnell Edge, i cili e përfundoi ndeshjen me 15 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime, dhe ishte njëri nga lojtarët më të mirë të mitrovicasve këtë edicion. Çmimi MVP iu dorëzua nga Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.

Kupën kapitenit të Trepçës, Valdrin Haxhiu ia dorëzuan Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners