25/05/2024 SUPERLIGA E MESHKUJVE

Faleminderit për një super edicion në Prince Caffe Superligë

Rrugëtimi të gjatë të një edicioni të jashtëzakonshëm i erdhi fundi të enjten mbrëma me super finalen mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit.

Ashtu si ishte tërë edicioni me dramë e sfida të jashtëzakonshme, ashtu ndodhi edhe në ndeshjen e fundit, ku kampioni u vendos me një pikë dallim (67:66 për Trepçën) dhe në një atmosferë të jashtëzakonshme.

Federata e Basketbollit e Kosovës i falënderon të gjithë kontribuuesit dhe pjesëmarrësit në një edicion të jashtëzakonshëm.

Falënderojmë Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), që gjithmonë qëndron afër nesh në garat që i kemi dhe që gjithmonë ndihmon në projektet e basketbollit, duke dhënë përkrahje të fuqishme.

Falënderojmë Sponsorin Gjeneral, Bankën TEB, për përkrahje të jashtëzakonshme në basketbollin e Kosovës.

Falënderim i veçantë shkon për partnerët medial, Art Motion dhe Kujtesa për transmetimin profesional të ndeshjeve dhe që bukuritë e basketbollit i solli në shtëpitë e juaja.

Po ashtu, FBK, falënderon edhe Albi Mall, Automita-n, Tregtia/Tre Pharm, Vitaminka dhe Ujë Rugove për ndihmën e tyre në këtë edicion të jashtëzakonshëm në basketbollin e Kosovës.

FBK falënderon nga zemra të gjitha Grupet e Interesit, në njërin nga edicionet më interesante në basketboll dhe që mbushi palestrat me tifozë.

Falënderim i madh për të gjitha klubet pjesëmarrëse, tifozët, lojtarët, trajnerët dhe të gjithë ata që punojnë për të mirën e basketbollit, e numri i tyre pa dyshim që është i madh.

Ju falënderojmë për një super edicion dhe mezi presim fillimin e edicionit të ri!




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: