27/05/2024 FBK

Logo e FIBA 3x3 Europe Cup Qualifier

Federata e Basketbollit e Kosovës ju prezanton me identitetin e FIBA 3x3 Europe Cup Qualifier që do të mbahet në Prishtinë më 08/09 qershor!

Duke u thirrur në veçantinë dhe historinë e vendit tonë, identiteti i FIBA 3x3 Europe Cup Qualifier është krijuar duke u frymëzuar nga horizonti i kryeqytetit, ku edhe do të mbahet gara. 

Përshkrimi i horizontit të Prishtinës për Kualifikimet e Kupës Evropiane në disiplinën 3x3 përfshin tri elemente të dallueshme që përfaqësojnë qytetin. Në ballë është Pallati i Rinisë dhe Sporteve, i cili shërben si vend qendror për aktivitetet sportive në të kaluarën dhe të tashmen. Tutje, janë përfshi objektet e Bibliotekës Kombëtare dhe Radio Televizionit si objekte identifikuese të kryeqytetit.  

Ilustrimi është plotësuar me siluetat e lojtarëve (femra/meshkuj) të cilët krijojnë lëvizje që shkrihen në horizont duke përcjellur sinergjinë dhe dinamikën që basketbolli përçon.

Ndërkaq, paleta e zgjedhur e ngjyrave përmban nuanca të gjalla të portokallisë dhe vjollcës. Ku portokallia simbolizon motivim, pozitivitet dhe entuziazëm; dhe e vjollca simbolizon fuqi, krenari dhe kreativitet.

Federata e Basketbollit të Kosovës ka kënaqësinë e veçantë të jetë nikoqire e 5 garave bashkë me FIBA dhe FIBA 3x3 që po vijnë në Kosovë për ta elektrizuar kryeqytetin dhe për të ofruar emocione të papara për publikun tonë.

https://www.facebook.com/kosovobasketballfederation/videos/858738646294335




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: