05/12/2025
Sek Henry para disa ditësh erdhi te Trepça dhe debutoi në derbi ndaj GO+ Pejës. Henry ishte më i dalluari te kampionët duke lënë gjurmë me 23 pikë, katër kërcime dhe katër asistime. Ai e kishte indeksin 26 apo më të lartin në derbi.
Gjithashtu te ‘Xehetarët’ u dallua Chad Brown me dyshifror të dyfishtë me 18 pikë e 12 kërcime.
Vëllaznimi ia shkaktoi humbjen e parë Bashkimit këtë edicion. Te kuqezinjtë u dallua i rikthyeri Jericole Hellems me 22 pikë, dhjetë kërcime dhe dy asistime.
Golden Eagle Ylli fitoi në Therandë ndaj Sigal Prishtinës, ku te therandasit më i miri ishte Joseph Reece me 21 pikë, katër kërcime dhe një asistim.
Fitore shumë të vlefshme shënoi Bora ndaj Rahoveci 029, ku te prishtinasit më i miri ishte Adem Mekiq me 14 pikë, shtatë kërcime dhe katër asistime.
MVP
Sek Henry (Trepça) 23 pikë, 4 kërcime, 4 asistime, 26 indeksi
Top 5
Sek Henry (Trepça) 23 pikë, 4 kërcime, 4 asistime, 26 indeksi
Chad Brown (Trepça) 18 pikë, 12 kërcime, / asistime, 22 indeksi
Jericole Hellems (Vëllaznimi) 22 pikë, 10 kërcime, 2 asistime, 20 indeksi
Joseph Reece (Golden Eagle Ylli) 21 pikë, 4 kërcime, 1 asistim, 27 indeksi
Adem Mekiq (Bora) 14 pikë, 7 kërcime, 4 asistime, 22 indeksi