Vendimet e fundit të Bordit të FBK-së

Vendimet e fundit të Bordit të FBK-së

07/06/2024

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 06.06.2024 në Prishtinë ka vlerësuar lartë përmbylljen me sukses të edicionit 2023/24 të të gjitha garave që organizohen në kuadër të FBK-së dhe për këtë ka falënderuar të gjitha klubet për përkushtimin dhe punën e palodhshme.

Gjithashtu Bordi i FBK-së ka falënderuar të gjithë trajnerët, lojtarët, stafin mbështetës, Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport të Kosovës (MKRS), sponsorët, partnerët mediatikë, dhe tifozët për mbështetjen dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm.

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ndër të tjera:

  1. Ka miratuar Raportet e Punës të Komesarëve të Garave në FBK për edicionin 2023/24 dhe të gjitha raportet e tjera të punës, si dhe ato financiare për aktivitetet e mbajtura në periudhën prill-maj.
  2. Ka vendosur që të ndaj informatat dhe të filloj bisedimet me klubet për pjesëmarrje në gara ndërkombëtare të FIBA-s në të dyja konkurrencat për edicionin 2024/25.
  3. Ka vendosur që të krijojë identitetin e ri për Superliga Meshkujt që nga edicioni i ri 2024/25.
  4. Ka vendosur që Kuvendi Zgjedhor i FBK-së të mbahet pas përfundimit të Lojërave Olimpike Paris 2024, si dhe e ka autorizuar Sekretaren e Përgjithshme të filloj përgatitjet për këtë kuvend.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners