Faleminderit për përkrahjen e madhe në FIBA 3x3

Faleminderit për përkrahjen e madhe në FIBA 3x3

11/06/2024

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) falënderon të gjithë kontribuuesit e garës FIBA 3x3 Europe Cup Qualifier, që për herë të parë u zhvillua në Prishtinë.

Ky event u zhvillua më 8 dhe 9 qershor në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë, derisa morën pjesë 16 shtete në të dyja konkurrencat.

Spektakli përfundoi me triumfin e Azerbajxhanit në të dyja konkurrencat.

Falënderojmë Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), që gjithmonë qëndron afër nesh në garat që i kemi dhe që gjithmonë ndihmon në projektet e basketbollit, duke dhënë përkrahje të fuqishme.

Kështu ishte edhe kësaj radhe, duke përkrahur këtë aktivitet të FIBA 3x3.

Falënderojmë Sponsorin Gjeneral, Bankën TEB, për përkrahje të jashtëzakonshme në basketbollin e Kosovës.

Falënderim i veçantë shkon për partnerët medial, Art Motion dhe Kujtesa për transmetimin profesional të ndeshjeve.

Po ashtu, FBK, falënderon edhe Albi Mall, Automita-n, Tregtia/Tre Pharm, Vitaminka dhe Ujë Rugove.

FBK falënderon nga zemra të gjitha Grupet e Interesit, që ky event të kalojë me spektakël të basketbollit 3x3.

 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners