Seleksionimet para fillimit të Kampit Nacional 2024

Seleksionimet para fillimit të Kampit Nacional 2024

27/06/2024

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton se, më 2 dhe 3 korrik do të mbahen stërvitjet seleksionuese para mbajtjes së Kampin Nacional 2024.

Stërvitjet do të mbahen për vajzat dhe djemtë U13, përkatësisht gjenerata 2011-12.

Në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë do të mbahen stërvitjet për vajzat nga ora 10:00 deri në ora 11:30 dhe për djemtë nga ora 11:30 deri në ora 13:00.

Ato/ata që do të përzgjidhen do të shkojnë në Kampin Nacional, që do të mbahet nga 8 deri më 13 korrik në Gjimnazin “Loyola” në Prizren.

FBK fton trajnerët nga e gjithë Kosova që të dërgojnë basketbollistet/ët  në seleksionimet që do të mbahen në Prishtinë.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners