Fitore bindëse e Kosovës

Fitore bindëse e Kosovës

27/06/2024

Kosova ka shënuar fitore bindëse ndaj Gjeorgjisë me rezultat 92:58.

Kosova e nisi ndeshjen më mirë me një seri prej 9:0, e më pas ngriti epërsinë në 20:7, duke e fituar çerekun e parë 22:14. Periudha e dytë ishte më e barabartë, për të shkuar në pushim me shifrat 35:30.

Por në periodën e tretë, vashat e Kosovës shkëlqyen si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, duke qenë bindshëm më të mira se kundërshtaret, 36:12, derisa rezultati pas 30 minutash ishte 71:42. Edhe në dhjetë minutat e fundit, Kosova ishte më e mirë, duke fituar në fund me rezultat të thellë 92:58.

Te Kosova u dalluan Arbnore Përquku me 27 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime, Aulona Muhadri me 12 pikë, 14 kërcime e shtatë asistime, Enisa Kamerolli me 24 pikë dhe Astera Tuhina me 13 pikë e tetë kërcime.

Kosova përfundoi grupin me një fitore e dy humbje, derisa Gjeorgjia me tri humbje. Vashat e Kosovës tani do të luajnë për pozitat 5-8.

Në Grupin B, Malta pas vazhdimeve fitoi ndaj Qipros 82:71, duke e mbyllur grupin me tri fitore, derisa Qipro me dy fitore e një humbje.

Në Grupin A për vendin e parë, Norvegjia ishte më e mirë se Shqipëria 89:43, ndërsa Armenia mundi Andorrën 45:43.

Në gjysmëfinale të shtunën do të ndeshen Norvegjia me Qipron dhe Malta me Shqipërinë.

Ndërkohë, për vendet 5-8 do të luajnë Kosova me Andorrën dhe Armenia me Gjeorgjinë.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners