Skuadrat pjesëmarrëse në FIBA 3x3 Prishtina Challenger

Skuadrat pjesëmarrëse në FIBA 3x3 Prishtina Challenger

15/07/2024

Pas FIBA 3x3 Women’s Series, spektakli i 3x3 vazhdon me FIBA 3x3 Prishtina Challenger, që zhvillohet më 20-21 në Sheshin “Zahir Pajaziti”.

Në këtë garë do të marrin pjesë 16 skuadra, ku priten sfida mjaft të forta.

Edhe në këtë vit do të garojë një skuadër vendore, e kjo është Prishtina, që fitoi në turneun e zhvilluar në Prizren.

Në këtë garë do të marrin pjesë skuadra mjaft cilësore, ndër to edhe Vjena e Austrisë, Riffa e Bahrejnit, San Juan e Porto Rikos, Marijampole e Lituanisë, Bordeaux e Francës, Friboug i Zvicrës, Dyseldorfi i Gjermanisë.

Ndeshjet do të zhvillohen nga ora 12:00 të së shtunës, derisa hyrja është falas.

Edicionin e kaluar në Prishtinë kishte triumfuar Amsterdami.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners