Datat e Kampit Kosovo Heritage Basketball Academy: FBK bën thirrje për pjesëmarrje

Datat e Kampit Kosovo Heritage Basketball Academy: FBK bën thirrje për pjesëmarrje

22/07/2024

Datat e Kampit Kosovo Heritage Basketball Academy: FBK bën thirrje për pjesëmarrje në Kampin 

Nga 29 korrik deri më 2 gusht në Kosovë do të mbahet kampi i organizuar nga Kosovo Heritage Basketball Academy (KHBA), me mbështetjen e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK). Organizatore e kampit është ndihmëstrajnerja e Përfaqësueses A (F), Edona Thaqi. Së bashku me Thaqin në kamp do të marrin pjesë edhe emra të njohur të basketbollit nga Amerika.

Çdo seancë e kampit do të jetë e përbashkët, me jo më shumë se 50 kampistë për seancë. Kryetrajneri do të jetë Brian S. Kriftcher, një trajner i suksesshëm i basketbollit për një shkollë të mesme prej kohësh, si dhe themeluesi i Fondacionit Rinor të Paqes Stamford, i cili përfshin programin e tij të nivelit të lartë PEACE Basketball AAU. Ai do të ndihmohet nga Sarah Kustok, e cila është analiste zyrtare në NBA dhe shërben si analiste e NBA, WNBA dhe Basketbollit të Kolegjit në Fox Sports. Gjithashtu, Falecia Porter, bashkëthemeluese dhe drejtuese e operacioneve të biznesit në Progression Training që ndodhet në Groton, Connecticut, dhe Keith Porter, trajnere në WNBA dhe ish-basketbolliste profesioniste në Spanjë dhe Puerto Riko, do të jenë pjesë e ekipit stërvitor.

Stërvitjet do të mbahen në ISP në Lagjen Marigona. Fëmijët e moshave 8 deri 12 vjeç duhet të paraqiten nga ora 10 paradite deri në 12 mesdite, ndërsa fëmijët e moshave 13 deri 16 vjeç nga ora 13:00 deri në orën 15:30.

FBK ju bënë thirrje të gjithë klubeve dhe fëmijëve nga e gjithë Kosova që të shfrytëzojnë rastin që të jenë pjesë e këtij kampi shumë profesional dhe të përfitojnë nga mundësia e shkëlqyeshme për të punuar me emra të njohur të basketbollit. 

Këtu gjeni linku për regjistrim: https://peaceyouthct.sportngin.com/register/form/674916535

Ky është viti i dytë radhazi që organizohet Kosovo Heritage Basketball Academy. 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners