Fitore dhe kualifikim në gjysmëfinale

Fitore dhe kualifikim në gjysmëfinale

25/07/2024

Kosova shënoi fitoren e dytë në FIBA U18 Women’s Series dhe u kualifikua në gjysmëfinale. Vashat dardane shënuan fitore ndaj Maltës me rezultat 54:37 (7:13, 13:8, 12:8, 22:8).

Ndeshjen më mirë e nisi Malta, që gjatë gjithë çerekut të parë ishte në epërsi, duke e fituar 7:13, por e kundërta ndodhi në periudhën e dytë, me vashat dardane që u rikthyen, kurse pjesa e parë, që u karakterizua me shumë gabime përfundoi 20:21.

Lojë e ngjashme u zhvillua edhe në periodën e tretë, ku u shënuan pak pikë, kurse shifrat pas 30 minutash ishte 32:29. Në dhjetë minutat e fundit, vendaset ishin bindshëm më të mira dhe u shkëputën për të triumfuar 54:37.

Në ndeshjet e Grupit B, të zhvilluara sot, Azerbajxhani me fitoren e tretë u kualifikua në gjysmëfinale nga vendi i parë, duke mundur Armeninë 68:42, derisa Shqipëria mposhti Gjeorgjinë 74:49, për tu kualifikuar në gjysmëfinale, si e dyta.

Në fundjavë do të zhvillohen ndeshjet për vendet 5-7, vendin e tretë, gjysmëfinalet dhe finalja.

Kosova në gjysmëfinale do të përballen me Shqipërinë të shtunën, derisa Azerbajxhani do të ndeshet me Qipron.

Për vendet 5-7 të shtunën do të ndeshen Armenia me Maltën.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners