Kosova në finale

Kosova në finale

27/07/2024

Kosova është kualifikuar në finale të FIBA U18 Women’s EuroBasket, Divizioni C, që po zhvillohet në Prishtinë.

Vashat e Kosovës në gjysmëfinale kanë mundur Shqipërinë me shifrat 64:48 (18:7, 16:15, 11:16, 19:10).

Kosova e nisi ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi në çerekun e parë deri në 13 pikë, 18:5, derisa kjo pjesë përfundoi 18:7. Në periudhën e dytë ngritën më shumë epërsinë në 34:18, sidoqoftë në fund të pjesës së parë, vashat kuqezi shënuan katër pikë radhazi për 34:22.

Në periodën e tretë, Shqipëria ngushtoi shifrat, ashtu si edhe në dhjetë minutat deri pranë shifrave në 51:47, por në këtë moment ‘shpërtheu’ Flutura Mehmeti me tri treshe radhazi, derisa Kosova triumfoi në fund 64:48.

Mehmeti ishte më e mira te Kosova me 20 pikë e dhjetë kërcime, duke u ndihmuar nga Malvina Haziri me dhjetë pikë e pesë kërcime, Etna Rexhepi me 13 pikë e nëntë kërcime dhe Gerta Hoti me dhjetë pikë e tetë kërcime.

Kosova në finale të dielën nga ora 19:30 do të ndeshet me Azerbajxhanin.

Azerbajxhani regjistroi fitoren e katërt në katër ndeshje, ku në gjysmëfinale mundi bindshëm Qipron 66:49, derisa për vendet 5-7, Malta mposhti Armeninë 39:57.

Të dielën (nesër) për vendet 5-7 Malta me Gjeorgjinë. Për vendin e tretë do të përballen Qipro dhe Shqipëria.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners