Kosova pëson nga Ukraina

Kosova pëson nga Ukraina

16/08/2024

Kosova U16 ka pësuar nga Ukraina me rezultat 82:52 (23:12, 22:17, 17:10, 20:13), në Grupin C të FIBA U16 Women’s EuroBasket, Divizioni B, që po mbahet në Konya.

Përkundër se dhanë më të mirën nga vetja e tyre, nuk mjaftoi për të shënuar fitoren e parë në këtë garë.

Dallimi u bë qysh në çerekun e parë, që e fituan ukrainaset 23:12, derisa ato ishin më të mira edhe në vazhdim të ndeshjes për të fituar në fund 82:52.

Te Kosova, Klea Gashi shënoi 14 pikë, derisa 13 shtoi Lena Goçaj.

Kosova, ndeshjen e ardhshme në grupe e ka ndaj Sllovakisë, nesër (e shtunë) nga ora 15:30, derisa sfidën e fundit në grupe ndaj Irlandës, të hënën.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners