Vendimet e Bordit të FBK-së

Vendimet e Bordit të FBK-së

14/09/2024

Bordi i ri i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) më 12 shtator (e enjte) në Prishtinë e ka mbajtur mbledhjen e parë për mandatin 2024-2028.

Bordi i FBK-së në këtë mbledhje ka diskutuar për të gjitha përgatitjet për edicionin e ri të garave 2024/25, si dhe për tema të tjera me interes për zhvillimin e basketbollit në vendin tonë dhe ndër të tjera ka marrë këto vendime:

  1. Të hap konkurs për organizimin e Superkupës së Kosovës në konkurrencën e femrave në datat 16-20 shtator. Superkupa Femrat do të mbahet në datat 30 shtator-4 tetor.
  2. Ia ka vazhduar mandatin Armend Hamiti - Kryesues dhe Arianit Shala - Anëtar në Komisionin e Garave të FBK-së për edicionin 2024/25, si dhe e ka emëruar Ismet Feratin si anëtarin e tretë.
  3. E ka emëruar Fidan Hamitin dhe Irma Konjushën si anëtarë/e të Komisionit për Delegim të FBK-së për edicionin 2024/25, derisa Komesari i Garave në FBK konform akteve normative është kryesues i këtij Komisioni.
  4. E ka emëruar Blerim Vuniqin, anëtar të Komisionit Disiplinor të FBK-së, kurse Omer Dakun - Kryetar dhe Afrim Kamishin në cilësinë e anëtarit.
  5. E ka miratuar listën e gjyqtarëve dhe vëzhguesve për edicionin e ri.
  6. E ka miratuar propozim - rritjen e taksës për gjyqtarët e ligave të kategorive të reja, Superliga Meshkujt dhe Superliga Femrat.
  7. E ka miratuar propozimin e Instruktorit Nacional të FBK-së për listën e FIBA Gjyqtarëve për periudhën 2025-2027.
  8. I ka licencuar me kusht për edicionin 2024/25 klubet e Superliga Meshkujt dhe ka vendosur që afati shtesë për plotësimin e dokumentacionit nga klubet që nuk e kanë kompletuar dosjen të jetë data 20 shtator.
  9. E ka emëruar Komitetin Ekzekutiv të FBK-së në përbërje të pesë anëtarëve: Kryetari, Sekretarja e Përgjithshme (konform Statutit), nënkryetari Fatmir Gashi, Linda Shala dhe Valton Bilalli, anëtarë të Bordit.
  10. E ka miratuar propozimin e Kryetarit të FBK-së për Sponsor Gjeneral të Superligës - ProCredit Bank, si dhe e ka miratuar Identitetin e Ri të kësaj gare.
  11. E ka autorizuar Sekretaren e Përgjithshme të FBK-së për hapje të konkursit për pozitën: Koordinator i Përgjithshëm i Programit Afatgjatë për zhvillimin e basketbollit në Kosovë për periudhën 2024-2029, si dhe e ka emëruar Komisionin për Intervistim për këtë pozitë, në përbërje të Sekretares së Përgjithshme, dhe dy anëtarëve të Bordit të FBK-së, Florian Miftari dhe Teuta Abdullahu.

Në emër të Bordit të FBK-së,          

Arben FETAHU

Kryetar

Federata e Basketbollit e Kosovës

 

Supported by

Official General Sponsor of the Kosovo National Teams

Official General Sponsor of the Men's Superliga

Official Statistics Sponsor

Golden Sponsors

Silver Sponsors

Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation

Youth Basketball Supporters