Burns i Prishtinës, MVP i javës 10

Burns i Prishtinës, MVP i javës 10

02/12/2024

ProCredit Superliga në basketboll u rikthye me ndeshje interesante.

Sfida kryesore u zhvillua në kryeqytet ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit, ku bardhekaltrit ishin më të mirë në pjesën e parë, derisa therandasit në të dytën për të shkuar ndeshja në vazhdime, ku prishtinasit triumfuan 93:89. Më i miri te vendasit ishte Damiree Burns me dyshifror të dyfishtë me 24 pikë e 17 kërcime, si dhe katër asistime, derisa u ndihmua nga Daniel Lekndreaj me 18 pikë, 12 kërcime dhe pesë asistime.

Bashkimi fitoi derbin e qytetit ndaj Proton Cable Prizrenit, ku më i miri ishte Jayveous Mckinnis me 24 pikë e 11 kërcime.

Peja shënoi fitore të rëndësishme ndaj Borës, ku te verdhezinjtë më i miri ishte Jasquez Yow me 19 pikë, dhjetë kërcime dhe pesë asistime.

Trepça fitoi ndaj Vëllaznimit në Gjakovë, ku më i miri te mitrovicasit ishte qendra Samuel Hunter me 17 pikë, katër kërcime dhe dy asistime.

Top 5

Damiree Burns (Sigal Prishtina) 24 pikë, 17 kërcime, 4 asistime, 34 indeksi

Jayveous Mckinnis (Bashkimi) 24 pikë, 11 kërcime, / asistime, 35 indeksi

Jasquez Yoë (Peja) 19 pikë, 10 kërcime, 5 asistime, 31 indeksi

Daniel Lekndreaj (Sigal Prishtina) 18 pikë, 12 kërcime, 5 asistime, 25 indeksi

Samuel Hunter (Trepça) 17 pikë, 4 kërcime, 2 asistime, 23 indeksi

Supported by

Official General Sponsor of the Kosovo National Teams

Official General Sponsor of the Men's Superliga

Official Statistics Sponsor

Golden Sponsors

Silver Sponsors

Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation

Youth Basketball Supporters