05/12/2024 FBK

Peja fiton betejën e parë

Peja ka triumfuar në duelin e parë çerekfinal të Kupës ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 74:71 (20:16, 21:23, 13:19, 20:13), në një sfidë mjaft interesante.

Ndeshja e kthimit në kryeqytet do të vendos se kush do të kualifikohet në gjysmëfinale.

Takimi në Pejë ishte mjaft interesant, ku pjesa e parë ishte e baraspeshuar, me verdhezinjtë, që ishin më të mirë në çerekun e parë 20:16, derisa bardhekaltrit në atë të dytë, 21:23, për të shkuar në pushim me shifrat 41:39.

Prishtinasit e nisën pjesën e dytë më mirë, duke pasur epërsi deri në tetë pikë, 48:56, derisa rezultati pas 30 minutash ishte 54:58. Në dhjetë minutat e fundit dhe vendimtar, Peja bëri përmbysjen, për të fituar ndeshjen 74:71.

Tristan Ikpe ishte më i dalluari te Peja me 23 pikë e gjashtë kërcime, derisa Dardan Berisha shtoi 16 pikë, ndërsa te Sigal Prishtina më i miri ishte Josh Nzeakor me 22 pikë e tetë kërcime.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: