Fillojnë ethet e Kupës së Kosovës

Fillojnë ethet e Kupës së Kosovës

06/01/2026

Viti 2026 në basketbollin e Kosovës do të fillojë fuqishëm me ndeshjet çerekfinale e Kupës.

Përballjet e para do të sjellin emocione të mëdha, me duele interesante.

Të mërkurën do të sfidohen kampionia Trepça dhe ish-kampioni Golden Eagle Ylli. Duke marrë parasysh rëndësinë e ndeshjes, pritet një përballje mjaft interesante në Mitrovicë, me të dy skuadrat që synojnë fitore, por me koshdallim sa më të lartë. ‘Xehetarët’ janë fitues aktual të Kupës.

Takimi tjetër i ditës së nesërme është ndërmjet Borës dhe Rahoveci 029, ku të dy skuadrat synojnë fitoren, por njëkohësisht edhe kalimin në gjysmëfinale.

Ndeshje interesante pritet të enjten. Vëllaznimi - Sigal Prishtina është një takim i barabartë dhe me emocione të mëdha.

Bashkimi - GO+ Peja është dueli kryesor i çerekfinaleve, i skuadrave me traditë dhe që kanë nisur mjaft mirë edicionin, duke u gjendur në pjesën e epërme të renditjes. Të dy skuadrat do të bëjnë çmos për fitore në ndeshjen e parë, e më pas sigurisht të kualifikohen në gjysmëfinale.

Ndeshjet kthyese çerekfinale do të zhvillohen më 21/22 janar.

Në çerekfinale do të zhvillohen dy ndeshje me sistem vajtje-ardhje dhe skuadra më e mirë nga të dy ndeshjet kualifikohet në gjysmëfinale.

Çerekfinalet e Kupës

E mërkurë

18:45 Trepça - Golden Eagle Ylli

18:45 Bora - Rahoveci 029

E enjte

18:45 Vëllaznimi - Sigal Prishtina

18:45 Bashkimi - GO+ Peja

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners